Kalo te përmbajtja

Kamionçina merr flakë në bypass-in e Fierit

Aktualitet 1 min lexim nga albstory

kamioncine google

Një automjet për transportin e mallrave është përfshirë nga flakët në bypass-in e Fierit, pranë Mbrostarit.

Drejtuesi, i cili ndodhej i vetëm në automjet, ka arritur të dalë në kohë nga mjeti pasi ka konstatuar flakët, duke shmangur rrezikun për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk bëhen të ditura në informacionin paraprak.

Ndaj Kopjuar!
Lajmi tjetër →

Dua Lipa drejt GTA 6, “Go Easy” në qendër të vëmendjes