Në prag të festave kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, punonjësit e Policisë së Shtetit kanë shpërndarë flamuj kuqezi për nxënësit në shkolla të ndryshme të vendit.
Nisma, e shtrirë nga veriu në jug të Shqipërisë, synon të përcjellë te brezi i ri ndjenjën e krenarisë kombëtare, dashurinë për atdheun dhe respektin për simbolin e shqiptarëve.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Policia e Shtetit ka ndarë pamje nga kjo iniciativë, nën mesazhin “Flamuri që na bashkon!”.
Aktiviteti zhvillohet në kuadër të festimeve për Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, dy data që mbartin një rëndësi të veçantë në historinë dhe identitetin kombëtar.