Ka dietë fasting, por ka edhe lëkurë fasting

Lifestyle

Ndërprerja e trajtimeve për lëkurën në mënyrë që kjo e fundit të “marrë frymë” lirisht për disa ditë duket se është metoda më e re e kujdesit ndaj saj. Dermatologët japin arsyet se pse “skin fasting” është praktika që ju duhet në kujdesin ndaj lëkurës, në mënyrë që edhe ju t’i jepni portretit një pamje tjetër pa e sforcuar në produkte si kremra, serume apo trajtime të ndryshme.

Çfarë është lëkura fasting?

“Për ata që kërkojnë të thjeshtojnë rutinën e kujdesit për lëkurën, pushimi për pak kohë nga produktet e kozmetikës mund të jetë një ndihmë e madhe,” thotë dermatologia Harshna Bijlani. “Ideja është se me ndërprerjen, ju i jepni lëkurës mundësinë që të ribalancojë veten,” vijon ajo.

Kjo praktikë do të thotë reduktim ose eliminim i përdorimit të produkteve si pastrues, toner, serume dhe eksfoliantë për një periudhë të caktuar, nga disa ditë në disa javë. Gjatë kësaj kohe, përdoret vetëm një pastrues i butë dhe hidratues si bazë për të mbajtur rutinën e kujdesit sa më minimale.

Efektet që do të shihni në lëkurë nëse bëni fasting:

-Përforcim i barrierës mbrojtëse

-Ndjeshmëri e reduktuar

-Lehtësim nga “ngopja” me trajtime

-Eliminimi i disa produkteve të ashpra

Ata që e pëlqejnë idenë e “skin fasting” mendoj që lëkura ka nevojë për pak kohë që të shihen rezultatet e dëshiruara, por të tjerë mendojnë se vonesa në rezultate është zhgënjyese dhe zgjedhin që të heqin dorë.

Dermatologët thonë se ju nuk duhet të dorëzoheni në këtë procedurë sepse rezultatet në lëkurës pas fasting do të jenë të dukshme.

You May Also Like

Vlerat përballë antivlerave, “Zyshë e dashur” në Teatrin Skampa
Çfarë është ‘doomscrolling’ dhe pse duhet ta shmangni sa më shumë
Menu