Kalo te përmbajtja

Tirana rigjen buzëqeshjen, triumfon 3-2 ndaj Skënderbeut në një sfidë me pesë gola

Sport 1 min lexim nga albstory

tirana google

Tirana rikthehet te fitorja në Kategorinë Superiore, duke mundur Skënderbeun me rezultatin 3-2 në një përballje spektakolare.

Bardheblutë kaluan në avantazh të trefishtë brenda shtatë minutash, falë autogolit të Lagonidis dhe realizimeve të Dacit e Xhixhës.

Skënderbeu rihapi sfidën ende pa u mbyllur pjesa e parë, me golat e Viktor Bragës dhe Musës, por nuk arriti të siguronte barazimin.

Në minutat e fundit, korçarët iu afruan golit të tretë, por goditja e Nassr u ndal nga shtylla.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e tretë të renditjes me 19 pikë, duke parakaluar pikërisht Skënderbeun.

Ndaj Kopjuar!
Lajmi tjetër →

Brukseli ndan milionat, tri vende të Ballkanit mbeten pas