Me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë, djemtë e Kombëtares shqiptare kanë përcjellë një mesazh të veçantë për të gjithë shqiptarët kudo në botë.
Përmes një videomesazhi të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, futbollistët kuqezi shprehin dashurinë për atdheun, krenarinë kombëtare dhe lidhjen e fortë me rrënjët e tyre.
Pavarësisht se ku i çon rruga e jetës dhe e karrierës, një vend i bashkon gjithmonë: Shqipëria!
Urimeve i është bashkuar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me mesazhin: “Gëzuar Festat e Nëntorit! Qofshim gjithmonë të bashkuar rreth flamurit kuqezi!”.