Ferdinand Deti, është i vetmi punëtor jo vetëm ne Shqipëri, qe prej 40 vitesh punon ne Hecin e parë shqiptar, të ndërtuar 90 vjet me parë në fshatin Vithkuq të Korçës. Ky HEC i ndërtuar ne vitet 1930, prodhon ende energji elektrike me kapacitet te plote si ditën e pare.
Ka qenë një shoqëri aksionere e ngritur ne qytetin e Korçës në vitin 1922, e cila ideoi, projektoi dhe ndërtoi këtë hidrocentral, i cili plotësonte jo vetëm nevojat e industrisë së kohës, por furnizonte me energji familjet edhe qytetin e Korçës me rrethina.
Grigor Mulla, është një nga përfaqësuesit e familjes që themeloi në vitin 1930 shoqërinë aksionere. Megjithëse po iu afrohet te nëntëdhjetave, fillon rrëfimin për një histori suksesi, si të këtë ndodhur disa kohe me pare, jo një shekull më parë.
Grigori rrëfen se shoqëria tregtare është themeluar në vitin 1920, fillimisht për të ndërtuar një fabrikë mielli në Korçë, për tu pasuar me nga fabrika e bukës, duke plotësuar nevojat e Korçës për produktin elementar ushqimor. Por investimi dhe ndërtimi i kësaj industrie, solli nevojën për furnizimin me energji elektrike.
Rritja e kapacitete prodhuese, dhe shtimi i industrisë si fabrika e alkoolit, fabrika e birrës, por dhe shtimi i banoreve te qytetit te Korçës solli edhe nevojën për më tepër energji. Kështu Gjeneral Elektrik, filloi te projektonte ndërtimin e një prodhuesi energjie hidro.
Shoqëria aksionere Gjeneral Elektrik, është pionere e industrisë Shqiptare. Ajo qe e bën të veçantë këtë shoqëri, është masiviteti i saj. Kane qenë 128 aksionere, familje korcare, si dhe familje ruse, qe kishte ardhur në këtë qytet për t’i shpëtuar përndjekjes se bolshevikeve, që morën pushtetin ne Rusi ne vitin 1917. Hidrocentrali i Korçës vazhdon te jete një muzeum i gjalle, i trashëgimisë industriale shqiptare, duke qene i vetmi i këtij lloji ne vend.