Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Evdar Kodheli sfidon kundërshtarin: E ftoj në debat publik

Albanian StoryPolitical

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë Fier, Evdar Kodheli ka shpalosur objektivin dhe “ofertën” politike për zgjedhjet e 14 majit.
Ai iu përgjigj interesit të AlbStory rreth platformës elektorale.

Lindur në Fier në 08 shkurt 1976 . Kreu studimet e shkollës 8-vjecare dhe të mesme në qytetin e Patosit. Aktivist dhe iniciator në grupimin e parë për krijimin  e  FRPD Dega Patos , gjithashtu pjesemarrës në Kongresin e Parë të FRPDSH në vitin  1992.

Studimet e larta i  ka kryer në periudhën 1996 – 2000 në Universitetin F.S.Noli Korçë , Fakulteti Ekonomik , Dega Marketing.

Gjate viteve 1998-2000 ka qenë kryetar i  Unionit të Pavarur Studentor të Universitetit F.S.Noli.

Viti 2000 pjesëmarrës në konkursin SIFE , organizuar nga USAID dhe Ambasada USA në Shqipëri midis të gjitha universiteteve shqiptare në Ballkan dhe Fitues i Vendit të Parë si pjesë e grupit studentor POEMA.

Në shtator 2000 filluar punë si ekonomist i parë i lartë në Uzinën Mekanike të Naftës Patos.

Ne vitin 2002  shef finance dhe më vonë si Administrator Ekonomik i  UMN Patos.

Në fund të vitit 2002 rifilloj aktivitetin politik si kryetar I FRPD  Dega Patos , dhe njëkohësisht edhe anëtar i kryesisë së degës por edhe si kryetar I bordit financiar të PD Patos.

Në fund të vitit 2004 i  përkushtohet profesionit dhe aktivitetit si profesionist i pavarur në fushën e kontabilitetit dhe financave. Dhjetor 2004 dhe aktualisht administrator dhe ortaku i vetëm i shoqërisë E&V Studio sh.p.k. Fier , shoqëri me aktivitet kryesor të saj shërbime kontabiliteti dhe financiare etj. për shoqëri të tjera private në Fier , Vlorë , Lushnje , Tiranë, etj.

Në vitin 2007 fitoj dëshminë si “Kontabilist I Miratuar” .

Zoteroj titujt dhe kryej detyrat konform ligjislacionit  shqiptar në fuqi si :

1 ) – Kontabilist I Miratuar.

2 ) – Konsulent në fushën e tatim-taksave dhe doganave.

3 ) – Agjent në sigurime jo-jete.

4 ) – Audit Ekonomiko-financiar.

5 ) – Ekspert Fiskal.

6 ) – Ekspert i Vlerësimit të Investimeve dhe pasurive te paluajtshme.

Në Dhjetor 2000 u martua dhe ka krijuar familjen me znj. Pranvera (Sali) Kodheli , dhe nga kjo martesë ka 3 femijë , Everon Kodheli 26.03.2022 , Lorina Kodheli 26.02.2006 dhe Dea Kodheli 11.12.2010.

Nga viti 2019  pjesë e Aleancës Qytetare të qytetit të Fierit krijuar me iniciativen e shumë intelektualëve të qytetit dhe të PD Dega Fier,

Me nisjen e lëvizjes së Rithemelimit të PD  nga Prof. Dr. Sali Berisha , gjate vitit 2022 ka qenë pjesë e disa foltoreve të organizuara me intelektuale të disa fushave në Tiranë  për  të dhënë  kontributin  si qytetar i  lirë duke parë se demokracia po binte çdo ditë e më shumë nga regjimi I rilindjes në fuqi , por duke parë si shpresën e vetme dhe të madhe për shpëtimin e demokracisë në Shqipëri Rithemelimin e PD me në krye Prof.Dr. Sali Berisha.

Nentor 2022 shpalli kandidaturën në Primaret e organizuara nga Rithemelimi I PDSH për Kryetar i  Bashkisë Fier ku i  fitoi ato primare dhe sot  kandidati zyrtar i  PD së Rithemelimit dhe opozitës së bashkuar për Kryetar i  Bashkisë Fier.

“Kundërshtari im politik në këtë garë është Rilindja (me dy kandidate me dy sigla) por kandidati zyrtar është kryetari aktual të cilin e ftoj në një debat publik në qendër të qytetit , të hapur për popullin dhe për çdo të interesuar tjetër që të shpalosim programet tona për zhvillimin e Bashkisë Fier.”

 

 

 

You May Also Like

Ja pse duhet të hani gjithmonë një mollë para gjumit
“Kemi program transformimi”/Ilir Xhakolli: Pse pogradecarët do më rivotojnë më 14 maj
Menu